NEXHI

STUDIO LIGJORE 

Studio Ligjore "Nexhi"                                                                                                       © a.kallogjeri                                                  

 

AL         EN         IT

1. Dhënia e shërbimit, ndihmës dhe konsulencës juridike nëpërmjet këshillimit ligjor për çështje të ndryshme, përgatitja e kërkesë padive ose të kërkesave gjatë procedimit civil, administrativ, penal, si dhe të kërkesave ankimore, rekurseve kundër vendimeve gjyqësore, atyre të organit të prokurorisë, arbitrazhit ose të organeve të administratës publike, përgatitja e kërkesave drejtuar gjykatës së apelit, gjykatës së lartë, gjykatës kushtetuese, gjykatave ndërkombëtare dhe çdo organizmi në të cilin aderon republika e shqipërisë.

 

2. Përgatitja e ankesave dhe kërkesave të personave fizikë dhe juridikë, përpilimi i akteve që i nënshtrohen veprimtarive noteriale, hartimi i kontratave e marrëveshjeve, si dhe të çdo dokument tjetër që sjell ose synon të sjellë pasoja juridike; praninë si mbrojtës në kohën e shoqërimit, ndalimit, arrestimit gjatë procesit të hetimit, shqyrtimit gjyqësor të personave në çështjet penale; përfaqësimin e personave fizikë dhe juridikë në çështjet civile e administrative në gjykatë, në arbitrazh dhe në organe të tjera të administratës publike.

 

3. Këshillimi dhe asistenca ligjore, përpilimi i akteve, krijimi, regjistrimi i shoqërive tregtare ose personave të tjerë juridikë, asistenca ligjore në vazhdimësi të aktivitetit të tyre si dhe marrëdhëniet e tyre me personat fizikë, juridikë, për arritjen e marrëveshjeve tregtare si brenda dhe jashtë vendit, veprimtari të tjera të ndihmës juridike që parashikohen në ligj.

 

4. Shoqëria mund të kryejë edhe aktivitete që kanë të bëjnë me hartimin, zbatimin, krijimin dhe asistencën të çdo produkti të lidhur me fushën juridike dhe akademike, botime të çdo lloji, si për vetë shoqërinë, ashtu edhe për të tretë dhe për zhvillimin e aktiviteteve tregtare, industriale të çdo lloji, blerjen, shitjen, shkëmbimin, qiramarrjen, menaxhimin, administrimin e pronave të veta të luajtshme e të paluajtshme, e të të tretëve, si dhe zhvillimin e të gjitha aktiviteteve të lidhura në mënyrë direkte ose indirekte me aktivitetin e pronave të veta në përgjithësi. 

 

5. Shoqëria mund të kryejë çdo operacion tregtar, të blejë, të shesë ose të marrë me qira ndërmarrje, degë ndërmarrjesh, si dhe të ketë interesa ose pjesëmarrje në shoqëri, ente, konsociume të themeluara apo në themelim e sipër, që kanë objekt të njëjtë ose të ngjashëm me të vetin apo gjithsesi funksional për arritjen e qëllimeve të shoqërisë. shoqëria mund të kryejë çdo aktivitet tjetër të nevojshëm apo të dobishëm për realizimin e qëllimeve të shoqërisë.